Meta për Samitin në Slloveni: Përcolli mesazhe inkurajuese për vendet e Ballkanit
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mesazhet e sotme të Samitit që u mbajt në Slloveni i cilësoi inkurajues për Shqipërinë, por dhe për shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Me një shënim në faqen zyrtare, z. Meta shprehet se perspektiva evropiane e rajonit jetësohet përmes reformave të besueshme, në bazë të së cilës qëndrojnë vlerat demokratike dhe sundimi i ligjit.
Kreu i shtetit thotë se BE-ja vijon të japë mbështetjen politike dhe ekonomike për rajonin e Ballkanit.
Ai theksoi se plani ekonomik i investimeve dhe agjenda e re për inovacion duhen shfrytëzuar maksimalisht për të rimëkëmbur ekonominë, hapa këto që sipas tij duhet të vihen në shërbim të frenimit të fenomenit të largimit të shqiptarëve nga vendi.
Meta po ashtu e vendos theksin tek rëndësia e bashkëpunimit rajonal, ndërsa apelon që kjo qasje duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe secili vend të zbatojë zotimet e tij.
“Bashkëpunimi rajonal duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të përqëndrohet në zbatimin e zotimeve të ndërmarra. Bishtnimi ndaj këtyre zotimeve dhe parcelizimi i rajonit kundërprodhojnë më shumë ndasi dhe konflikte artificiale të padobishme, dhe bien ndesh me rrugën europiane të vendeve tona”, tha ai.
Presidenti në fund kërkon që BE-ja të nisë sa më parë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe RMV, ndërsa shtoi se premtimi për liberalizimin e vizave për qyetarët e Kosovës duhet të mbahet.
“Duke përshëndetur Presidencën sllovene të BE dhe të gjitha vendet e tjera anëtare për zhvillimin e këtij Samiti të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, ripërsëris rëndësinë, që ka nisja e shpejtë e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe liberalizimi sa më parë i vizave me Kosovën, një premtim që kërkon zbatim urgjent”, shton Meta.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta