Masat e marra nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë për situatën e krijuar nga COVID-19

9 Prill 2020 | 12:40

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zhvilloi një mbledhje online ditën e djeshme ku u morën disa masa të veçanta bazuar në situatën e krijuar nga COVID-19.

Vendimet që u morën prej Këshillit Mbikëqyrës janë:

-Miratimi i vendimit “Për trajtimin e përkohshëm financiar mujor të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, Administratorëve dhe drejtorëve të Bankës së Shqipërisë, gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19”

Vendimi miraton uljen me 50% të honorareve të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe pagave të Administratorëve e Drejtorëve të Bankës së Shqipërisë, për periudhën e zgjatjes së epidemisë së koronavirusit, në shenjë solidariteti me qytetarët dhe bizneset e prekura.

-Miratimin e vendimit “Për pezullimin e shpërndarjes së fitimit nga bankat”

Në bazë të këtij vendimi pezullohet deri në fund të muajit qershor 2020, shpërndarja nga ana e bankave, të fitimit të mbartur nga periudhat e mëparshme, të fitimit të realizuar në vitin 2019 si dhe të fitimit që do të realizohet përgjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2020.

Përmes kësaj mase synohet të sigurohet mbështetje për bankat, kryesisht nëpërmjet rritjes së aftësisë së tyre për të përthithur humbjet e mundshme potenciale dhe për të mbështetur kredidhënien për klientët individë dhe biznese gjatë kësaj periudhe.

-Miratimin e vendimit “Për heqjen e komisioneve të aplikuara nga bankat për transfertat e kreditit në lekë formë jo letër nga klientët e tyre, si dhe të tarifave për pjesëmarrësit në sistemet e pagesave AIPS dhe AECH të operuara nga Banka e Shqipërisë”, duke filluar nga data 10 prill 2020

Vendimi në fjalë synon mbështetjen e klientëve të bankave për vijimin e kryerjes së pagesave të tyre në kushtet e kufizimit të lëvizjes dhe gjithashtu mimimizimit të rreziqeve nga grumbullimi i popullatës në degët e bankave. Banka e Shqipërisë ka eleminuar gjithashtu komisionet e aplikuara për përdorimin e sistemeve të pagesave të Bankës së Shqipërisë nga ana e bankave për të balancuar kostot e mbartura prej tyre.

Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave bazuar në nenin 7, pika 6 të Statutit të Agjencisë vendosi gjithashtu për një ndryshim të lidhur me trajtimin e përkohshëm financiar mujor të anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026