15 vjet burg për shkelësit e karantinës, Klotilda Ferhati: Ndryshimet në Kodin Penal të vlefshme për çdo situatë të ngjashme
Partia Socialiste po bëhet gati të çojë në Kuvend një propozim që parashikon shtrëngim të masave ndëshkuese deri në heqje të lirisë ndaj personave që shkelin rregullat dhe kufizimet e vendosura në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyre, siç është në rastin konkret pandemia COVID-19.
Në një lidhje ‘live’ me Ila Now, deputetja socialiste Klotilda Ferhati theksoi se nisma e deputetes së PS, Edlira Bode vjen në vijim të të gjitha përpjekjeve të qeverisë për të garantuar mospërhapjen e virusit.
“Të gjitha këto masa deri sot kanë mbajtur nën kontroll përhajen e epidemisë, ndryshe nga disa vende të tjera ku e kundërta ka sjellë rezultate të rënda. Në vijim të këtyre përpjekjeve, edhe Kuvendi menjëherë ka vlerësuar për të paraqitur disa shtesa në kodin penal që shkojnë tek ndëshkimi përtej masave administrave si deri më sot për dy arsye:
Nga 9 raste të reja sot, 3 janë në një qytet të Shqipërisë ku një subjekt i caktuar nuk ka zbatuar ligjin për mosushtrim aktiviteti. Dhe në këto kushte duhet patjetër që të parashikohen edhe masa penale. Arsyeja e dytë ka të bëjë me faktin se nëse kurba do vijojë të ulet, do mendohet të kalohet në masa lehtësuese ndaj aktivitetit të disa bizneseve. Do lehtësohen disa subjekte, ndaj duhen të jenë aktive masat që mbrojnë jetën dhe shëndetin”, tha ajo.
Deputetja e PS sqaroi faktin se dy ndryshimet janë fillimi i punës për të shtuar në Kodin Penal sanksione në rast epidemish dhe fatkeqësish natyre.
“Ndryshimet do t’i shërbejnë të gjitha rasteve në të ardhmen. Qëllimi këtyre dy masave ka të bëjë me masa të përgjithshme dhe do të zbatohen ndaj çdo subjekti që i thyen urdhrat gjatë fatkeqësisë natyrore. Në këtë rast parashikon ndëshkime me burg nga 6 muaj-5 vjet. Amendamenti tjetër ka të bëjë me thyerjen e karantinës nga persona të infektuar ose jo që e rrezikojnë më shumë shoqërinë dhe në këtë rast parashikohet dënimi nga 10-15 vjet burg.
Dënimi më i lartë është për pasojën më të rëndë”, – tha zj. Ferhati teksa sqaroi se nuk bëhet fjalë për dispozitë kalimtare, por ndryshime të përhershme në kodin penal që do të vlejnë për çdo situatë të ngjashme.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 07:57 Ushtria izraelite përshkallëzon sulmet në zonat e Libanit jugor (VIDEO)
- 07:52 Anglia mposht 2-1 Republikën Demokratike të Kongos dhe kualifikohet në raundin e 16-tave
- 07:46 Shirat e rrëmbyeshëm godasin Bregun e Fildishtë dhe Ganën, 59 viktima dhe dhjetëra të zhdukur
- 07:38 Përfundojnë bisedimet SHBA-Iran në Doha, negociatat mbeten pa rezultate konkrete
- 07:33 Përmbysje e çmendur në minutën e 125-të, Belgjika eliminon Senegalin 3-2 dhe siguron kualifikimin
- 07:28 SHBA-të kualifikohen në raundin e 16-të duke mposhtur Bosnjën dhe Hercegovinën