Dritan Shano: Qeveria ka në dorë instrumentet e nevojshme për të ndihmuar biznesin, të marrë borxh publik
Pasojat e COVID-19 në ekonomi janë të padisktueshme dhe do të ndihen më shumë në muajt në vazhdim.
Për të folur lidhur me këtë krizë dhe masat e marra nga qeveria për të mbështetur biznesin në një lidhje live në Ilva Now ishte eksperti i ekonomisë Dritan Shano, i cili u shpreh skeptik se kjo paketë do të shpëndahej për të gjithë. Ai tha se ka sinjalizime se disa bizneseve po iu mohohet kjo e drejtë nga Tatimet.
“Sa do funksionojë kjo paketë e qeverisë do të shihet kur të implementohet, por ende pa filluar mirë ka lënë hapësira për diskriminim. Paratë nuk janë shumë, por ato që janë duhet të fillojë të shpërndahen tek të gjithë të prekurit pa vonesë, sa më drejtë dhe pa diskriminim. Ka sinjale nga biznese që iu është mohuar e dreja për të përfituar nga kjo llloj pagese nga autoritet tatimore. Izolimi është njësoj për të tërë ndaj pagesa duhet të shkojë njësoj për të gjithë”, tha ai.
Z. Shano u shpreh se qeveria ëshët e vetmja në këtë situatë që mund të ndihmojë biznesin të ringrihet kur e gjithë kjo situatë të marrë fund,pasi qeveria ka disa instrumente që biznesi nuk i ka, siç është borxhi publik.
“Në ndryshim nga njerëzit dhe bizneset që janë mbyllur për shkak të urdhrave të saj, qeveria ka disa intrumente që duhet t’i përdorë që të mbajë në këmbë njerëzit dhe ekonominë që të rifillojnë jetën me një energji të shtuara kur e gjithë kjo të marrë fund.Qeveria ekziston për shkak të ekonomisë, ka instrumente për të marrë borxh publik.
Unë hyj tek ata që nuk i tremben nga borxhi kur merret për diçka të mirë. Sot flasim për një situatë kur qeveria ka vendosur se ka një rrezik të madh ndaj duhet mbyllur aktivitet ekonomik, ndaj ajo duhet të mbulojë çdo humbje. Qeveria ka në dorë borxhin publik dhe mund të shkojë deri tek printimi i parave nëse është e nevojshme”, tha eksperti i ekonomisë”, tha eksperti i ekonomisë.
Ai këmbënguli në faktin se mbështetja ndaj biznesit duhet të jetë e njëjtë si ndaj biznesit të vogël, ashtu edhe ndaj atij të mesëm e të madh.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 07:57 Ushtria izraelite përshkallëzon sulmet në zonat e Libanit jugor (VIDEO)
- 07:52 Anglia mposht 2-1 Republikën Demokratike të Kongos dhe kualifikohet në raundin e 16-tave
- 07:46 Shirat e rrëmbyeshëm godasin Bregun e Fildishtë dhe Ganën, 59 viktima dhe dhjetëra të zhdukur
- 07:38 Përfundojnë bisedimet SHBA-Iran në Doha, negociatat mbeten pa rezultate konkrete
- 07:33 Përmbysje e çmendur në minutën e 125-të, Belgjika eliminon Senegalin 3-2 dhe siguron kualifikimin
- 07:28 SHBA-të kualifikohen në raundin e 16-të duke mposhtur Bosnjën dhe Hercegovinën