PS kundër komisionit për Becchettin, pranon hetim për zgjedhjet dhe inceneratorët

11 Tetor 2021 | 16:36

Mazhoranca nuk do të votojë për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen Becchetti të kërkuar nga Partia Demokratike.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla deklaroi se për këtë çështje janë konsultuar edhe me Avokatin e Shtetit, i cili përfaqëson Shqipërinë në këtë proces dhe është sugjeruar që të shtyhet.

“Unë mendoj që kjo kërkesë bie në kundërshtim me interesat e Shqipërisë në raport me disa procese ligjore, gjyqësore që po zhvillon Shqipëria”, deklaroi Balla.

Ndërsa për dy komisionet e tjera, atë për inceneratorët dhe zgjedhjet e 25 prillit, mazhoranca votojë pro, por do të kërkohet që të riformulohet objekti i hetimit.

“Mjafton të ketë disponibilitet nga grupi parlamentar të Partisë Demokratike dhe besoj që jemi shumë pranë gjetjes së një formulimi i cili në radhë të parë duhet të respektojë parimet e prezunimit të pafajësisë. Pra, në rast se PD që pretendon se në zgjedhjet e 25 prillit ka patur masakër zgjedhore këtë nuk mund ta pranoj dhe unë”, u shpreh kreu i grupit të PS.

Balla paralajmëroi gjithashtu se në seancën e 14 tetorit, mazhoranca do t’i rrëzojë dekrete e presidentit për buxhetin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026