Trupat e pajetë të 12 shqiptarëve mbërritën sot nga Italia në portin e Durrësit, disa viktima të COVID-19 

10 Prill 2020 | 13:13

Trupat e pajetë të 12 shqiptarëve mbërritë sot në portin e Durrësit, disa viktima të COVID-19 

Trupat pajetë të 12 shqiptarëve kanë mbërritur nga Italia mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit. Jozyrtarisht mësohet se disa prej këtyre personave kanë humbur jetën si pasojë e COVID 19.

Në një lidhje ‘live’ nga Durrësi, gazetari i Euronews Albania, Xhevahir Zhabina sqaroi se Autoriteti Portual është treguar shumë i rezervuar në dhënien e informacionit rreth 12 trupave të pajetë të mbërritur mëngjesin  e sotëm nga Italia, duke argumentuar se i gjithë informacioni rreth COVID-19 duhet të jepet nga Ministria e Shëndetësisë në Tiranë, por në rrugë jozyrtare mësohet se disa prej tyre janë viktima të virusit.

Megjithatë, është konfirmuar fakti se disa nga këta persona nuk ka humbur jetën si pasojë e COVID-19, ndaj duhet pritur një informacion zyrtar se sa shqiptarë në Itali janë të prekur nga COVID-19 dhe sa prej tyre kanë humbur jetën, tha gazetari i Euronews Albania.

Në Shqipëri deri tani janë identifikuar 416 raste me COVID-19, ndërkohë që 23 persona kanë humbur jetën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026