Nga nesër në 13:00 deri të hënën në 05:00 gjithçka e mbyllur, Rama: Hera e fundit, nga java tjetër do lëvizni më gjatë
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar, se si çdo fundjavë, nga nesër në orën 13:00 deri në hënën në orën 05:00 do të vijohet me izolimin total, pasi çdo gjë do të jetë e mbyllur në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Ndërkohë, kreu i qeverisë sqaron se duke nisur nga e hëna do të fillojë lehtësimi i masave me shtrirje të fashës orare të lëvizjeve deri në orën 17:30.
“Nesër është dita e fundit me fashën orare deri në 13.00. Nga nesër në 13.00 deri të hënën në 05.00 gjithçka do të jetë e mbyllur dhe të gjithë në shtëpi. Nga e hëna, fasha orare do të zgjatet deri 17.30 dhe autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta. Pak nga pak dhe me durim, do të dalim me kokën lart nga kjo luftë”, shkruan Rama.
Paraditen e sotme kryeministri lajmëroi planet e qeverisë për lehtësimin e masave shtrënguese të ndërmarra për të kufizuar përhapjen e coronavirusit, teksa tha se duke u nisur nga e hëna do të shtrihet aktiviteti për marketet, bankat dhe farmacitë.
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane