Ministrja Ibrahimaj: Pas krizës, çmimet e energjisë nuk do të kthehen siç kanë qenë
Çmimet e energjisë elektrike, pas rritjes që do të kenë në fund të këtij viti nuk do të kthehen më në vlerat e mëparshme.
Kështu deklaroi sot në emisionin “Now”, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.
“Pritet që çmimet e energjisë të mos rikthehen në atë ekuilibër që kanë qenë më përpara, do të krijohet një ekuilibër i ri për shkak të faktorëve strukturorë që e kanë sjellë këtë krizë”, u shpreh ministrja.
Znj. Ibrahimaj tha se pritet që piku i çmimit të energjisë të arrihet brenda këtij viti, derisa në vitin 2022 të ketë zbutje të krizës.
Në lidhje me ndikimin e krizës energjetike në vend, ministrja tha se buxheti i shtetit parashikon të gjithë skenarët e riskut, edhe për OSHE nëse nevojitet fond i shtuar, përtej shumës 200 milionë që ka menduar qeveria.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta