Ish-ministri i Ekonomisë: Energji nuk do ketë, do rikthehemi tek ndërprerjet
Ish-ministri i Ekonomisë, Florion Mima, thotë se qeveria do duhet ta rishikojë planin me tre pika që u prezantua nga kryeministri Edi Rama si masë mbrojtëse për krizën energjetike.
Sipas tij, Shqipëria ka dalë në treg për të marrë energji, por nuk ka siguruar sasinë e nevojshme. Ai nuk e përjashton mundësinë, që Shqipëria të preket nga ndërprerja e energjisë elektrike.
“ Sot ka ndodhur një ngjarje tjetër, Shqipëria ka dalë nëpërmjet furnizuesit të tregut të lirë dhe ka marrë nga 40 mijë Megawatt (MW) që ka kërkuar, ka marrë vetëm 19 mijë. Sot ke para, por s’ke energji në treg. Unë them se kryeministri do t’i kthehet në ditët në vijim pikave të tij dhe sidomos rritjes së fondit dhe ndërprerjeve. Sinjali që sot është marrë nga tregu është ky: merri paratë, zieji dhe bëji çaj, energji nuk ka. Kam frikë se politika është përzier në menaxhimin e kaskadës”, tha ai në “Now” me Erla Mëhillin.
Ish-ministri në qeverinë Berisha theksoi se garancia sovrane prej 200 mln euro nuk mjafton për përballimin e situatës.
“Qeveria nuk ka pse të kapet befasi. Unë them se është kapur në befasi, 200 milionë euro nuk dalin. Ajo që unë e kuptova që biznesi i madh do dalë në treg dhe të gjejnë energji tek hidrocentralet e vogla. Ta blejnë vetë, me sa kuptova. Padiskutim që do blejnë energji më të shtrenjtë seç e kanë blerë sot dhe kjo do përkthehet në rritje të çmimeve të shërbimeve dhe mallrave të tyre”, tha ai.
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta