15 vjet burg për shkelësit e karantinës, organizatat kërkojnë rrëzimin e amendamentit
Pas vendimit të qeverisë për të bërë ndryshime në Kodin Penal duke paralajmëruar deri në 15 vite burg për personat që shkelin karantinën, kanë reaguar një grup prej 30 organizatash shqiptare. Organizatat e Shoqërisë Civile, nëpërmjet një deklarate të përbashkët shprehen se dënimi me burg i propozuar nga qeveria cenon të drejtat e njeriut.
“Në kushtet kur organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut po rekomandojnë në mbarë globin uljen e popullatës në sistemin e burgjeve, për shkak të rrezikut të shtuar që kanë shtetasit e privuar nga liria në institucionet e mbyllura për t’u prekur nga Covid 19, në Kuvendin e Shqipërisë po diskutohen propozime ligjore që vijnë në kundërshtim me këto rekomandime.Në vlerësimin tonë, dënimet penale të propozuara në Kodin Penal janë jo proporcionale, nuk respektojnë parimin e humanizmit të parashikuar në nenin 1 fraksion “c” të Kodit Penal si dhe cenojnë liritë dhe të drejtat e shtetasve.”, thuhet në reagim.
Grupimi i organizatave i kërkon Kuvendit të Shqipërisë të rrëzojë në parim amendamentet e propozuara teksa argumenton kërkesën bazuar në disa pika.
“Dënimi penal i çfarëdolloj natyre duhet të synojë vetëm riedukimin dhe më pas integrimin e të dënuarit në jetën shoqërore. Ndërkohë, dispozitat që kërkohen të miratohen në Kuvend kanë si qëllim vetëm ndëshkimin për efekt të parandalimit të përhapjes së infeksionit COVID- 19.Në këto dispozita është shqetësues fakti që nuk bëhet asnjë dallim sa i takon subjektit që kryen këto vepra nëse është mbartës ose jo i sëmundjes infektive.”, thuhet në deklaratë.
Kjo kërkesë është nënshkruar nga 30 organizata të shoqërisë civile.
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal