Kolapsi i gjykatave, shkarkimet nga vetingu dhe dorëheqjet e gjyqtarëve bllokojnë proceset
Shkarkimet e gjyqtarëve nga vetingu dhe dorëheqjet kanë shkaktuar kolaps në gjykatat e vendit.
Shumica e gjykatave në vend kane me pak gjyqtarë se ç’duhej të kishin.
Gjykata Administrative e Apelit duhet të kishte 13 gjyqtarë, por aktualisht ka vetëm 6 gjyqtarë.
Në këtë gjykatë janë gjithsej 15 000 dosje të mbartura. Një gjyqtar i kësaj gjykate ka mesatarisht 2500 dosje në shqyrtim.
I ftuar në Euroneës Albania, Gerti Shella, drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Çështje të Informimit Publik, u shpreh se vonesat dhe kalimi i afateve të shqyrtimit të dosjeve në Gjykata, përbëjnë shkelje të konventës së të drejtave të njeriut dhe rrjedhimisht mund të sjellë pasoja financiare për shtetin shqiptar.
Por kjo ngarkesë dhe bllokim i procesit të punës shihet dhe në gjykatat e tjera në vend.
Gjykata e Apelit e Tiranës duhej të kishte 31 gjyqtarë, por aktualisht ka vetëm 6 gjyqtarë në punë.
Gjykata e Korçës ka 4 gjyqtarë në detyrë, nga 14 që duhet të kishte normalisht.
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës