Predikuesi i familjes papale Cantalamessa: Mjaftoi një virus për të na kujtuar se jemi të vdekshëm
Papa Francesku u ul në gjunjë në Bazilikën e boshatisur të Shën Pjetrit në Romë, gjatë kremtimit të së premtes së madhe, për të përkujtuar orët e fundit të jetës së Jezu Krishtit mbi tokë dhe kryqëzimin e tij. Kjo shërbesë është një nga rastet e rralla kur Ati i Shenjtë nuk mban fjalim, duke ia lënë atë predikuesit të familjes papale, Atit Raniero Cantalamessa.
Ai tha se Zoti është aleati ynë, jo i virusit. Predikuesi, duke iu referuar pandemisë globale tha se, më shumë se shkaqet, duhet të shohim pasojat e gjithë kësaj situate. Dhe jo vetëm negativet, të cilat i mësojmë çdo ditë nga lajmet e trishta, por edhe ato pozitive, që vetëm një vështrim më i vëmendshëm mund t’i kapë, mes gjithë këtij mjerimi.
”Pandemia e coronavirusit, na zgjoi befas, ndërsa ishim në rrezik. Rrezikoheshim nga mendimi se jemi të gjithëpushtetshëm. Mjaftoi elementi më i vogël e më i paformë i natyrës, një grimcë virus, për të na kujtuar se jemi të vdekshëm dhe se forca ushtarake dhe teknologjia nuk mjaftojnë për të na shpëtuar. Njeriu, që jeton në mes të pasurive pa pasur gjykim, është njëlloj si kafshët që zhduken”, theksoi ai.
Ndryshe nga ritualet e zakonshme, këtë herë vetëm Papa puthi kryqin në fund të shërbesës. Ai zakonisht puthet nga çdo kardinal, kryepeshkop dhe peshkop në kishë.
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5