‘Serbia po nxit konflikte të brendshme në qeverinë e Kosovës’, thotë zëdhënësi i qeverisë Kurti për çështjen Rakiç
Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha sot se aksioni policor në veri, përveçse po lufton krimin e organizuar, njëkohësisht por shpërfaq problemet e Serbisë dhe të udhëheqësve të saj.
“Nëpërmjet veprimeve tona ne po prekim nervin e çështjes. Në njërën anë po vendosim rend dhe ligj duke luftuar krimin e organizuar dhe anën tjetër po shpërfaqim destruktivitetin e Serbisë dhe karakterin e vërtetë̈ të udhëheqësve të saj”, u shpreh Përparim Kryeziu.
I pyetur nëse do të ndërmerren masa ndaj Goran Rakiç pas deklaratave te djeshme në takim me Vuçiçin, Kryeziu tha se Serbia po përpiqet të nxisë konflikte të brendshme qeveritare në Kosovë, pasi nuk arrin dot të mobilizojnë serbët e Kosovës kundër qeverisë.
Goran Rakiç nuk është çështje, tha Përparim Kryeziu, i cili shtoi se do të bëhej çështje nëse ministri Rakiç do të shkarkohej.
“Ata nuk po arrijnë të mobilizojnë serbët e Kosovës kundër qeverisë sonë. Prandaj po përpiqen që të nxisin konflikte të brendshme qeveritare dhe kështu të mobilizojnë serbët e Kosovës kundër qeverisë. Z.Rakiç nuk është çështje këtu. Shkarkimi i tij do ta bënte çështje”, tha zëdhënësi i qeverisë Kurti.
Pas aksionit të policisë veri të Kosovës, ministri i Komunitetit dhe Kthim Goran Rakiç ka bërë deklarata në kundërshtim të aksionit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje