Ministrja Spiropali: Populli do që PS-PD të bashkëpunojnë, të lodhur nga konflikti politik
Mbi 77% e shqiptarëve kërkojnë bashkëpunimin e PD-së me mazhorancën për reformat e rëndësishme në vend, sipas sondazhit të Barometrit.
Për ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, që shqiptarët të duan bashkëpunim midis qeverisë dhe opozitës është e pritshme, pasi “janë të lodhur nga konflikti politik, gjuha e urrejtjes dhe mungesa e konsensusit”.
Znj. Spiropali tha se mungesa e konsensusit është bërë problem për proceset zhvillimore të Shqipërisë.
Ajo u shpreh se shqiptarët duan që PD-ja dhe PS-ja të bashkëpunojnë, sidomos kur bëhet fjalë për çështje madhore siç është integrimi në BE. Ndër këto çështje, ministrja renditi me prioritet reformën zgjedhore.
“Shqiptarët duan bashkëpunim Shqiptarët kanë votuar një palë për të qeverisur dhe një opozitë. Këto të dyja duhet të luajnë rolin e tyre dhe kur vjen puna për t’u ulur në një tryezë në reformën zgjedhore”, u shpreh ministrja Spiropali.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta