Shpëtohen 3 turistë hungarezë në Maliq, tentuan të kalonin lumin me makinë

15 Tetor 2021 | 13:47

3 turistë hungarezë që kishin mbetur të bllokuar në lumin Devoll në afërsi të fshatit Plovisht janë shpëtuar nga zjarrfikësit e Maliqit.

Turistët tentuan të kalonin me makinë lumin, por për shkak të thellësisë dhe rrymave të mëdha të ujit, ata u bllokuan.

Makina me turistë u mor nga rryma përreth 15 metra, por fatmirësisht nuk u lëndua asnjë prej tyre.

Ishin banorët e zonës ata që lajmëruan policinë, ku bashkë me ta shkuan në vendngjarje dhe zjarrfikësit, të cilët me kavo bënë të mundur sigurimin e makinës që të mos e merrte rryma e lumit.

Në total ishin 4 makina me rreth 10 turistë hungarezë që po eksploronin zonën, por vetëm  një makinë u fut në ujë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026