‘Terror mediatik dhe psikologjik’, kompania ku u kap 6 herë kokainë apel për ndihmë SHBA
Pronarët e kompanisë “Alba Exotic Fruit”, në ngarkesën e bananeve të së cilës është kapur gjashtë herë kokainë në portin e Durrësit, i janë drejtuar ambasadores së SHBA në Shqipëri, Yuri Kim me një apel ndihme.
Në një letër të gjatë që mban firmën e avokatit të tyre, pronarët Eduart Dauti dhe Bajron Gumeni kërkojnë ndërhyrjen e ambasadës së SHBA në Tiranë për pezullimin e masave “arrest me burg” për ta, duke pretenduar pafajësi.
Ata nxisin SHBA të përfshihet një hetim ndërkombëtar, që sipas kompanisë do të zbulonte autorët përgjegjës të transportit të kokainës që po kompromenton aktivitetin e tyre tregtar.
“[Që prej masës arrest me burg për pronarët e kompanisë]… kjo kompani gjendet nën terror të plotë mediatik e psikik, e linçuar dhe shkatërruar totalisht në imazh dhe veprimtari tregtare dhe pa asnjë mbrojtje e siguri për biznesin e saj,” shkruhet në letër.
Avokati thotë se kokaina e gjetur në ngarkesë duhet t’i hetohej kompanisë transportuese MAERSK.
SPAK po i heton dy pronarët e kompanisë për trafikim të narkotikëve në bashkëpunim dhe për grup të strukturuar kriminal.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi