6 herë kokainë në kontejnerë, SPAK sekuestron kompaninë “Alba Exotic Fruit”

15 Tetor 2021 | 16:51

SPAK sekuestroi kompaninë “Alba Exotic”, në kontejnerët e të cilës janë kapur 6 herë sasi me kokainë që vinin nga Ekuadori, e fundit pak ditë më parë.

Pronari i saj, Eduard Dauti është shpallur në kërkim ndërsa administratori Bajron Gumeni është arrestuar më 13 korrik dhe ndodhet në qeli. Dyshimet e SPAK janë se pas ngarkesave me kokainë fshihet një grup i strukturuar kriminal.

Ditën e sotme, përmes një letre dërguar Ambasadës Amerikane në Tiranë, e konkretisht ambasadores Yuri Kim, përfaqësuesi ligjor i kompanisë ‘Alba Exotic Fruit’ kërkonte që të zbulohen personat që fshihen pas ngarkesave të kapura me kokainë në portin e Durrësit. Sipas tyre, ngarkesat e kokainës nuk kanë lidhje me kompaninë, prandaj ata kërkuan ndërhyrje të faktorit ndërkombëtar.

Në kontejnerët ‘Alba Exotic Fruit’ brenda këtij viti, e më konkretisht në harkun kohor të 3 muajve janë zbuluar 5 ngarkesa me kokaine të cilat janë sekuestruar nga Policia e Durrësit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026