Berisha në Korçë: Basha nuk u bë kurrë lider, Rama largohet vetëm me protesta

15 Tetor 2021 | 19:01

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte mbrëmjen e së premtes në Korçë, ku u prit me ovacione dhe fishekzjarrë nga mbështetësit e tij.

Në fjalën e mbajtur nga ‘Foltorja’ Berisha tha se 8 vitet nën qeverisjen e Edi Ramës ishin më të mbrapshta për vendin, ku me qindra mijëra shqiptarë morën rrugët e botës.

Sipas ish-kreut të PD, Rama largohet nga pushteti vetëm me protesta të fuqishme dhe këtë PD duhet të ringrihet me parime.

Berisha tha se kreu aktual i PD nuk arriti kurrë të krijojë figurën e një lideri, ndërsa premtoi se do të ringrinte PD duke bashkuar demokratët, që siç tha Basha i përçau.

“Nuk mjafton bashkimi, duhet hapje e madhe, duhet të përthithim forcat, intelektualët më të mirë në mënyrë që qeverisja jonë të ketë përgatitjen më të mirë.

Dhe kjo nuk mjafton sërish, por nëse ne nuk rikthejmë votën që përfaqëson vullnetin tuaj, nëse marrim pushtetin e forumeve që ju zgjidhni, krijohet një strukturë moniste që shkon nga disfata në disfatë. Do vendosni ju me votën tuaj në primare se kush do të jetë deputeti që ju përfaqëson dhe kryeministrin. Partia do përgatitet për fraksione, PD do të jetë shtëpia e lirisë”, tha Berisha.

Figura të njohura të PD ishin të pranishëm në mbështetje të ish-liderit historik të PD si Tritan Shehu, Gent Strazimiri, Edmond Spaho, Flamur Noka, Gjergji Papa  etj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026