Yuri Kim u bën thirrje grave: Mamografia shpëton jetë

16 Tetor 2021 | 10:02

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim iu bashkua të premten ecjes kundër kancerit të gjirit “Fjongo Rozë më Kujton”, me udhëheqëse shqiptare, të mbijetuara të kancerit të gjirit, dhe aktivistë komunitetesh.

Në Muajin e Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjiritm përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja ua rikujtoi grave dhe vajzave që mund të zbulojnë kancerin sa më shpejt dhe të jetojnë jetë të shëndetshme.

“Prandaj shpresoj që të gjitha ne do ta bëjmë mamografinë. Nuk është e këndshme por duhet ta bëni! Dhe shpresoj që të gjitha ne të nxisim mikeshat tona, mamatë tona, motrat tona, gjyshet tona, vajzat tona që të bëjnë një mamografi”, u tha Ambasadorja Kim.

Ambasadorja Kim tha se kjo sëmundje nuk do t’ia dijë “sa sa pasur je, nuk do t’ia dijë ku jeton, nuk do t’ia dijë nëse je e lumtur apo e trishtuar, ajo i ndodh të gjithave ne, mund t’i ndodhë të gjithave”.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara thotë se me krenari ka mbështetur këtë aktivitet për 13 vjet dhe se synon fuqizimin e grave nëpërmjet shëndetit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë i diagnostikuar në nivel global.

Në Shqipëri, kjo sëmudje prek 700 gra dhe vajza çdo vit, dhe një e treta e tyre vdesin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026