‘Dashuria është në kosh’, vepra e grisur e Banksy shitet për 21.8 milionë euro

16 Tetor 2021 | 11:59

Një vepër arti e artistit të rrugëve Banksy shitet në ankand për shifrën rekord 21.8 milionë euro.

Copëzat e veprës “Vajza me tullumbace” që ngelën pasi piktura u shkatërrua në një grirëse të fshehur brenda kornizës u shitën për 1 milion £ në vitin 2018.

Piktura kaloi pjesërisht përmes grirëses duke lënë pjesën tjetër të pikturës të paprekur e pikërisht ajo çka mbeti u shit për shifrën rekord.

“Dashuria është në kosh” u quajt copëza e mbetur që u shndërruan në veprën më të kushtueshme të artistit. Për 10 minuta 9 ofrues në shtëpinë e ankandit Sotheby në Londër luftuan mes tyre për të bërë blerjen.

“Zonja dhe zotërinj, për një rekord të ri vepra e Banksy, ‘Love is in the bin’ shitet për 16 milionë £,” – deklaroi Oliver Barker nga shtëpia e ankandit Sotheby.

Vepra, kishte një çmim fillestar prej 4-6 milion £ por duket se kaloi çdo lloj pritshmërie

Artisti britanik filloi të shfaqë veprat e tij në rrugët e Bristol në Anglinë jugperëndimore në vitet 1980. Puna e tij tanimë shfaqet jo vetëm në Britani por në të gjithë botën.

Në mars, një pikturë murale e Banksy që nderonte punonjësit shëndetësorë të Britanisë, e pikturuar për herë të parë në murin e spitalit, u shit për 19.8 milion €.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026