Kurti dhe ambasadorët e akredituar në Kosovë flasin për pakon emergjente
Z. Kurti u takua me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përkatësisht me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, ambasadoren e Francës, Marie-Chrisitine Butel, ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando, dhe përfaqësuesen e posaçme të Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Sipas një komunikate të qeverisë, kryeministri në detyrë i njoftoi ambasadorët mbi situatën në vend pas përhapjes së virusit COVID-19 dhe masat e ndërmarra deri më tani nga Qeveria.
“Theks i veçantë u vë mbi pakon fiskale emergjente të hartuar nga qeveria në detyrë. Ambasadorët dhanë vlerësimet e tyre pozitive për punën e qeverisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës në ballafaqimin me pandeminë COVID 19, dhe në të njëjtën kohë shprehën gatishmërinë dhe vullnetin për ta ndihmuar Republikën e Kosovës në çfarëdo forme”, thuhet në komunikatë.
Gjithashtu, kryeministri Kurti shprehu falenderimet dhe mirënjohjen për ndihmën e vazhdueshme që komuniteti ndërkombëtarë po i jep Kosovës për menaxhimin dhe tejkalimin e kësaj sfide të përbashkët.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve