Vuçiç akuzon Britaninë e Madhe për aksionin në veri të Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç shprehet se veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri po kryehen me miratimin e vendeve perëndimore.
Për aksionin kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës, Vuçiç drejtoi gishtin nga Britania e Madhe.
“Kam marrëdhënie të shkëlqyera me Britaninë e Madhe dhe gjithmonë do t’i dua, por nuk do t’i lejoj të më bëjnë budalla”, ka presidenti serb.
Ai ka bërë këtë deklaratë gjatë një intervisteve televizive në Serbi.
Vuciç e ka quajtur tregim aksionin e Njësisë Speciale në veri për të luftuar kontrabandën, duke thënë se kjo fyen inteligjencën.
“Ata shumë shpejt do të ndërmarrin një aksion tjetër të ngjashëm. Ata do të dërgojnë njësitë në ndonjë vend të banuar me shqiptarë për të thënë se po luftojnë korrupsionin dhe krimin”, ka thënë ai.
Gjatë takimit të mbajtur në një kazermë ushtarake në Rashkë, Vuçiç tha se shqiptarët kanë mbështetjen e të paktën një shteti dhe se ai shtet nuk ishte anëtar i BE-së, por pa bërë specifikime.
Sipas tij, disa fuqi perëndimore po i nxisin shqiptarët sepse ata kanë dëshirën të destabilizojnë rajonin dhe Serbinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania