Sot Mitrovica voton e ndarë, zgjedhjet në dy komuna të veçanta
Mitrovica e Veriut dhe ajo e Jugut zhvillojnë zgjedhjet si dy komuna të veçanta. Në një anë të lumit Ibër është përfaqësia shqiptare dhe në tjetrën ajo serbe.
Prej fundit të luftës në Kosovë në 1999-ën, kjo urë është kthyer në simbol të ndarjes dhe përplasjes mes kosovarëve dhe serbëve të kosovës.
Veriu i qytetit u mbush me serbë të Kosovës, të cilët u shpërngulën në fund të luftës, dhe në jug të saj u vendosën shqiptarët.Ura i ndan edhe sot në mes.
Aty u pozicionuan trupat paqeruajtëse të NATO-s, KFOR-it, pas tërheqjes së Beogradit, për të kontrollojnë njerëzit. Nga ai çast, u bë e qartë se Mitrovica po ndahej.
Kjo u zyrtarizua në 2007-ën kur i dërguari special i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, propozoi ndarjen në dy komuna të qytetit të Mitrovicës.
Mitrovica Jugore qeveriset nga Komuna e Mitrovicës dhe funksionon sipas ligjeve të Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, në pjesën veriore të Mitrovicës çështja bëhet më komplekse.
Së pari, u krijua Administrata e UNMIK-ut në vitin 2002, përgjegjëse për territorin e pjesës veriore të Mitrovicës. Kjo administratë i raporton drejtpërdrejt UNMIK-ut dhe nuk i jep llogari qytetarëve të pjesës jugore apo veriore të Mitrovicës.
Së dyti, ka struktura paralele komunale serbe, një tjetër trup qeverisës në pjesën veriore të Mitrovicës, të krijuara pas zgjedhjeve lokale në Serbi në vitin 2008.
Së treti, sipas ligjeve të Kosovës, Mitrovica e veriut formalisht është pjesë e komunës së Mitrovicës jugore.
Për herë të parë Mitrovica e Veriut dhe ajo e Jugut u konsideruan të ndara në zgjedhjet komunale të vitit 2013. Nga ai vit, qyteti i Mitorvicës është i ndarë në dy, Mitrovica e Jugut dhe Mitrovica e Veriut.
LEXONI GJITHASHTU:
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
Osmani: Kosova duhet të ecë përpara në partneritet të ngushtë me ShBA-në dhe botën demokratike
Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West