Problemet me pajisjet biometrike në RMV, juristi Demiri: KQZ nuk mori masa për trajnimin e stafit
Ardian Demiri, ekspert, jurist në RMV tha për Euronews Albania se problemet që po hasen lidhur me identifikimin biometik në zgjedhjet për kryetarë komunash në RMV tregon se nga ana e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nuk janë marrë masat e duhura për trajnimin e stafit që punon me këto aparatura.
Shqetësim më i madh, sipas tij do të jetë nëse gjatë këtij procesi zgjedhor do të vendoset që të vazhdohet votimi me sistemin e vjetër, i cili në shumicën e rasteve siç tha, ka shkaktuar probleme të devijimit të vullnetit të qytetarëve ditën e votimit në RMV.
Sipas tij, numri madh i kandidatëve të pavarur që garojnë në këto zgjedhje lidhet me faktin se për 20 vjet RMV është qeverisur nga të njëjtat figura politike që janë konsumuar.
“Partitë politike tek ne janë të mbyllura dhe privilegj i një grupi të caktuar individësh që manifestojnë pushtet dhe përfitojnë në kurriz të qytetarëve për vite me radhë. Sot ka kandidatë komunash, në ato me shumica shqiptarë, që janë me nga 4-5 mandate.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut