RENEA aksion në Kukës, 1 në pranga dhe 1 në kërkim për organizim të lojërave të fatit dhe shpërndarje kokaine

17 Tetor 2021 | 15:22

Një person është vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim për organizim të lojërave të fatit dhe shpërndarje kokaine pas një operacioni të RENEA në bashkëpunim me policinë e Kukësit.

Burime bëjnë me dije se në kuadër të operacionit të koduar ‘Vila’ u arrestua në flagrancë shtetasi Besmir Sulaj 35 vjeç, me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e narkotikëve, i dyshuar si organizator i shpërndarjes së drogave të forta dhe ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Fation Elezaj, 34 vjeç, me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, i dyshuar për ushtrim pa licencë të lojërave të fatit, përshtatje të lokalit për përdorim droge dhe prodhim e shitje të narkotikëve.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në lokal, në qytetin e Kukësit, shërbimet e Policisë sekuestruan një sasi kokaine, sende që shërbenin për përdorimin e lëndës narkotike kokainë, ekstazi, çipsa, letra bixhozi, peshore elektronike, tavolinë pokeri dhe një sasi parash.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar Besmir Sulaj, shërbimet e policisë gjetën edhe një sasi tjetër kokaine të futur në një qese plastmasi.

Nga policia ka nisur gjithashtu procedimi penal në gjendje të lirë për 7 shtetas për moskallëzim krimi.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026