Shpresë për Shkodrën! Bujar Qamili rrëfen në Euronews Albania ndjesitë e performancës në sheshin e braktisur
Pavarësisht situatës që po kalon qyteti i Shkodrës për shkak të coronavirusit, arti dhe artistët e kanë gjetur forcën për të trokitur dhe ngrohur zemrat e banorëve të këtij qyteti. Mjeshtri i madh i këngës popullore, Bujar Qamili, performoi në fundjavë për rreth 60 minuta në qendër të qytetit të Shkodrës për të thyer boshllëkun e këtyre ditëve të vështira për qytetarët, të cilët vijojnë të jenë nën masat e rrepta të vendosura nga autoritetet.
Në një lidhje direkte me “Skype” nga Shkodra për Euronews Albania, këngëtari tregoi ndjesitë që përjetoi teksa përformoi në shesh. Ai theksoi se ishte hera e parë në jetën e tij, që performonte në shesh pa praninë e spektatorëve, të cilët, për shkak të izolimit nga COVID-19 e ndoqën Bujar Qamilin dhe e duartrokitën nga ballkonet dhe dritaret e shtëpive.
“Me thënë të drejtën unë kam dhënë koncerte shumë, sidomos koncertet e shumta recitale kanë qenë gjithmonë e në Pallatin e Kongreseve, ku ka pasur një spektator mbi 2500 vetë. Është hera e para në jetën time që dal duke kënduar pa asnjë spektator, vetëm unë midis qytetit të Shkodrës, por spektatorët i kisha nëpër dritare dhe nëpër ballkone, ku kishin dalë të gjithë duke më dëgjuar dhe më përshëndeten me kënaqësinë më të madhe”, tha Qamili.
Ai theksoi se ka përjetuar një ndjesi të jashtëzakonshme, teksa shihte njerëzit në dritare duke e duartrokitur performacën e tij në sheshin e boshatisur të kryeqendrës së veriut.
“Është e vështirë faktikisht për një këngëtar të japë një koncert dhe të mos ketë asnjë spektator me të cilët nuk ke mundësi të komunikosh, por ishte me të vërtetë një gjë e bukur dhe një emocion i jashtëzakonshme kur i shihje njerëzit nëpër ballkone dhe dritare duke më përshëndetur dhe duke bërë me dorë. Një shprehje të bukur tha njëri kur mbaroi koncerti, më mori në tel dhe më tha: Me këtë koncert që bëri ti sot, që e ka parë e gjithë Shkodra dhe e gjithë Europa, sepse u transmetua në televizion, tha ky koncert që bërë sot na duket që nesër do të dalim nga karantina”, shtoi Qamili.
Mjeshtri i madh i Shkodrës duket që nuk do të ndalet me kaq. Ai tregoi në Euronews Albania se do të zhvillojë një koncert tjetër në stadiumin e qytetit dhe do t’i dedikohet qytetarëve shkodranë, për të cilët nuk nguroi të shprehte një admirim të veçantë.
“Unë kam një projekt tjetër, që është shumë i rëndësishëm të cilin e kisha tani më 26 prill. Do të përfaqësoja Shqipërinë në Festivalin Ballkanik të Këngës Popullore që do të organizohej në Belgjikë, por kuptohet si çdo aktivitet tjetër u anulua edhe koncerti. Por, unë atë ditë në shesh, duke parë që njerëzit që po më ndjekin nga dritaret me një kërshëri të jashtëzakonshme, më shkoi mendje dhe thashë: Është gjynah që mos t’i mbledh edhe njëherë qytetarët e Shkodrës, të cilët mua më kanë duartrokit gjatë gjithë jetës time. Premtova se do të bëj një koncert në stadium”, shtoi Qamili.
Lexoni gjithashtu:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi