435 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri, 10 viktima

17 Tetor 2021 | 17:57

Nga 2.193 testime për COVID-19, 435 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 10 persona nuk mundën ta fitojnë betejën me sëmundjen duke e çuar numrin e viktimave në 2.820 që prej fillimit të pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 446 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,883 që nga fillimi i pandemisë.

Në vend janë aktualisht 6.268 që janë konfirmuar të infektuar me COVID-19. 163 pacientë janë të shtruar në spital, 22 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë. Qytetarët mbi 18 vjeç mund të marrin vaksinën anti-COVID nëpër qendrat e vaksinimi.

Statistika (17 Tetor 2021)

Raste të reja ditore   435

Të shëruar në 24 orë   446

Të shtruar në spitale  163

Humbje jete në 24 orë 10

Testime ditore  2,193

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   2,997

Durrës   721

Fier  704

Shkodër   514

Elbasan   231

Gjirokastër   205

Berat  194

Lezhë  188

Vlorë  121

Korçë  155

Kukës  156

Dibër   82

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026