Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Vlorë, i sekuestrohen 60 mijë euro

17 Tetor 2021 | 19:46

Ish-drejtori i Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci është arrestuar nga policia pasi dyshohet për shpërdorim detyre gjatë detyrës së mbajtur në Këshillin e Qarkut Vlorë.

Trocit gjatë kontrollit në banesë nga shërbimi i policisë gjyqësore i janë gjetur 60 mijë euro. Bashkë me paratë i janë sekuestruar dhe disa prova të tjera materiale. Ndaj Trocit është caktuar masë sigurie arrest me burg.

Bashkë me Trocin po hetohen dhe disa zyrtarë të tjerë të Këshillit të Qarkut të Vlorës pasi akuzohen se kanë pranuar dokumente të falsifikuara nga një banor i Dhërmiut, i cili gjithashtu është në hetim.

Hetimet për këtë rast nisën pasi nga Këshilli i Qarkut Vlorë i vodhën praktika dhe 33 fashikuj gjyqësor origjinalë, që i përkasin fondit arkivor të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Troci ka mbajtur për gati tre muaj postin e drejtorit në drejtorinë e administrimit dhe mbrojtjes së tokës pranë Këshillit të Qarkut në 2020 dhe më pas është emëruar drejtor në Kadastër.

Ai u tërhoq nga detyra disa ditë më parë pasi mbajti postin e drejtuesit në Kadastrën e Vlorës për rreth 3 muaj dhe është zëvendësuar nga Bardhyl Gjika.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026