Fitore Pacolli: Vetëvendosje del e para, fitore pa balotazh në Prishtinë

17 Tetor 2021 | 21:59

Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli në një konferencë për mediat pas përfundimit të procesit të votimit, tha se VV do të dalë fituese në komunat më të fuqishme në Kosovë.

Znj. Pacolli tha se VV ka shpenzuar pak para në fushatë, mirëpo sipas saj, ka dalë e para në zgjedhjet lokale.

Ajo tha se nga të dhënat e deritanishme, del që në Prishtinë Vetëvendosja kryeson.

“Kemi të dhëna tashmë që në Prishtinë jemi bindshëm të parët, në Prishtinë fitojmë pa balotazh”, u shpreh znj. Pacolli.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026

Osmani: Kosova duhet të ecë përpara në partneritet të ngushtë me ShBA-në dhe botën demokratike

“Kosova ka nevojë për unitet dhe për një vizion që e forcon shtetin brenda dhe jashtë vendit”, tha kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani...
08:29 | 29/05/2026

Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën

Aleanca hapi fushatën zgjedhore në Gjakovë. Ish-kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar Ardian Gjinin si një nga kandidatët më të zotë për kryeministër....
08:27 | 29/05/2026