Zv.rektori i Universitetit të Korçës: Studentët e pavaksinuar do të futen në auditorë

18 Tetor 2021 | 09:45

Zv.rektori i universitetit “Fan Noli” në Korçë, Artur Adilit deklaroi për mediat se edhe studentët e pavaksinuar do të futen në auditorë.

Artur Adilit theksoi se të gjithë studentët do të udhëzohen më pas drejt vaksinimit.

Pyetjes nëse është duke shkelur urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, ai thotë se ne nuk mund të privojmë studentët nga mësimi, por do t’i udhëzojmë për tu vaksinuar, pra po respektojmë autonominë e universitetit.

Brenda kësaj jave në Korçë janë vaksinuar vetëm 37 studentë, ndërkohë nuk ka asnjë statistikë se sa është numri total i studentëve të vaksinuar.

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë urdhër se studentët nuk do të pranohen brenda ambienteve universitare në rast se nuk paraqesin kartën e vaksinimit, testin negative ose një vërtetim nga mjeku për problematikën shëndetësore që nuk kryhet vaksina.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026