Të Gjelbrit pro koalicionit qeverisës me SPD dhe FDP, mbështesin nisjen e bisedimeve
Partia e të Gjelbërve në Gjermani gjatë kongresit të zhvilluar një ditë më parë votuan për të mbështetur nisjen zyrtare të bisedimeve për të hyrë në koalicion me Social Demokratët dhe Liberalët. Tre parti të cilat pritet të formojnë qeverinë e ardhshme të Gjermanisë.
“Ne kemi shansin të marrim përgjegjësinë dhe të luajmë një rol vendimtar në qeveri. Jemi të lumtur që përballemi me këtë përgjegjësi”, shkruhet në postimin e partisë në Twitter.
Të Gjelbrit dolën në vendin e tretë në zgjedhjet e 26 shtatorit me gati 15% të votave, duke u bërë një faktor i rëndësishëm në formimin e një qeverie koalicioni. Ndër prioritetet e Partisë së Gjelbër janë mbrojtja e klimës dhe forcimi i drejtësisë sociale.
Tri ditë më parë, Të Gjelbërit së bashku me Partinë Social Demokratike (SPD) dhe Partinë Demokratike të Lirë (FDP) bënë me dije se pas bisedimeve do të nisin negociatat e koalicionit qeverisës. Ndarja e posteve pritet të jetë vendimtare për profilin programor të partive dhe suksesin e negociatave.
FDP miraton bisedimet zyrtare gjatë ditës së hënë. Qeveria e re gjermane do të ishte në drejtimin e socialdemokratit Olaf Scholz, zëvendës-kancelar dhe ministër i Financave, partia e të cilit fitoi zgjedhjet e 26 shtatorit.
Një qeveri e përbërë nga SPD, Të Gjelbërit dhe FDP, e njohur si një koalicion semafor për ngjyrat e partive, do të vendoste në opozitë për herë të parë në 16 vite Kristian Demokratët (CDU) e Angela Merkelit. Kandidati për kancelar i CDU, Armin Laschet mori përgjegjësinë për humbjen e partisë në zgjedhje, duke bërë thirrje për unitet brenda partisë.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania