“Dhoma e të qarave” në Spanjë, projekti që synon të thyejë tabutë e lidhura me shëndetin mendor

18 Tetor 2021 | 13:54

“Hyni dhe Qani” shkruan një tabelë në “La Loreria” ose “Dhoma e të Qarave” e pozicionuar në një ndërtesë në qendër të Madridit, Spanjë.

“Edhe unë kam ankth”, shkruhet në një njoftim tjetër me ngjyrë rozë.

“Ne jemi një platformë dixhitale e psikologjisë online, ne ndihmojmë personat që kërkojnë ndihmë psikologjike duke i vënë në kontakt me psikologët profesionistë të zgjedhur nga ekipi ynë”, – thotë Alessandro de Sario, CEO i bisedës së terapisë.

Çdokush mund të marrë pjesë në këtë projekt, që synon të thyejë tabutë e lidhura me shëndetin mendor.

Organizuesit e projektit thonë se kanë vënë në dispozicion numra telefoni ku personat të cilët kërkojnë ndihmë psikologjike mund të kontaktojnë në rast se ndihen të mërzitur.

Një javë më parë kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi dhënien e një ndihme prej 100 milionë eurosh, që do të përfshijë shërbime si për shembull një linjë ndihme 24-orëshe për vetëvrasje.

Në vitin 2019, 3.671 njerëz vdiqën nga vetëvrasja në Spanjë, shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjes pas shkaqeve natyrore.

Të dhënat e qeverisë tregojnë se 1 në 10 adoleshentë është diagnostikuar me një gjendje të shëndetit mendor, ndërsa 5.8% e popullsisë së përgjithshme vuan nga ankthi.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026