Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell ndërron jetë nga COVID-19
Ish-Sekretari i Departamentit të Shtetit në SHBA dhe një figurë e njohur për Shqiptarët, Colin Powell, ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare si pasojë e komplikimeve nga COVID-19.
Lajmi u bë i njohur nga familja e tij, pas një statusi të publikuar në rrjetin social, Facebook, të cilët janë shprehur se i afërmi i tyre humbi jete nga komplikime të shkaktuara nga infeksioni me virusin COVID-19, edhe pse kishte qenë plotësisht i vaksinuar.
“Duam të falënderojmë stafin mjekësor [..] për kujdesin e veçantë që kanë treguar. Ne kemi humbur një bashkëshort, baba dhe gjysh të dashur e të jashtëzakonshëm si dhe një Amerikan të vërtetë.” – thuhet ndër të tjera, në statusin e publikuar nga familja.
Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, e vizitoi Shqipërinë në vitin 2003.
Gjatë asaj vizite, Powell mori pjesë në nënshkrimin e Kartës së Adriatikut Shqipëri-Maqedoni-Kroaci për integrimin në NATO.
Marrëveshja i shërbeu planit të përbashkët të veprimit mes tri vendeve të rajonit nën mbikëqyrjen e SHBA-së për anëtarësimin në NATO.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet