30% e studentëve janë vaksinuar në Shkodër, të pavaksinuarit jashtë auditorëve
18 tetori ka shënuar zyrtarisht nisjen e sezonit të ri akademik në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.
Rreth 80% e pedagogëve i janë bashkuar thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë për të marrë vaksinën, ndërsa vetëm 30% e studentëve kanë marrë të paktën një vaksinë. Rektorja e universitetit të Shkodrës Suzana Golemi thotë se në auditorë do të futen vetëm të vaksinuarit.
“Sot nuk do të lejohen se duam të marrim një informacion se si do të jetë. Ky është një vendim i Komitetit të Ekspertëve, i Ministrisë së Arsimit dhe i Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Suzana Golemi.
Javën e kaluar në stendat e vendosura në universitete vetëm 50 studentë u paraqitën për t’u vaksinuar, ndërsa nuk dihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.
“Nuk jam vaksinuar më përpara pasi nuk e mendoja se do të bëhej me detyrim. Por meqenëse u bë me detyrim, atëherë e bëra që mos më ikte e drejta për të hyrë në auditor”, u shpreh një studente në Shkodër, menjëherë pasi bëri vaksinën.
1000 studentë u ulën për herë të parë në auditorë, ndërsa të gjitha degët arsimore u hapën për këtë vit, pavarësisht kuotave të paplotësuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh