PD nismë ligjore për vetingun e politikanëve nga SPAK
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë të ditur se opozita do të propozojë vetting për politikanët në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias të dhënë në 2018.
Basha tha se procesi do të verifikojë lidhjet e politikanëve me krimin e organizuar si dhe pasurinë e tyre dhe të familjarëve apo të ortakëve.
“Është një qëllim legjitim dhe respektojmë kërkesën e Venecias që këtë proces ta kryej një strukturë e posaçme e SPAK që të marrë përsipër evidentimin e çdo deputeti, kryetar bashkie, ministri, kryeministri, kreut të shtetit dhe drejtuesve të institucioneve të tjera të pavarur”, tha kreu i PD.
Gjithashtu PD do të kërkojë nga Parlamenti ndryshimin e Kushtetutës që u miratuan në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca qeverisëse legjislaturën e kaluar lidhur me zgjedhjet.
Lideri i PD u shpreh se përveç këtyre dy nismave opozita do të kërkojë nisjen e reformës territorial dhe e cilësoi atë të kaluarën si “reformë të dështuar”.
Basha tha se depozitimi i këtyre nismave ligjore do të bëhet në ditët e ardhshme përmes të cilëve synohet forcimi i demokracisë.
I pyetur nga gazetarët nëse ka marrë garanci nga shumica parlamentare për të miratuar vetingun e politikanëve, Basha tha se PD i referohet rekomandimit të Komisionit të Venecias.
Kreu i PD tha se një nismë e tillë do të pastronte politikën nga persona të lidhur me krimin e organizuar dhe politikanë të korruptuar që nuk justifikojnë dot pasurinë.
Basha tha se kjo nismë nuk është “pazar” për zgjatjen e vetingut në sistemin e drejtësisë duke shtuar se këto janë çështje të rëndësishme për qytetarët.
Ndërmarrjen e një vetingu dhe për politikën, PD e ka propozuar në Parlament dhe në vitin 2018. Fillimisht nisma u mbështet nga PS dhe kryeministri Edi Rama. Por më pas PS e dërgoi propozimin e PD në Komisionin e Venecias.
Opinioni i Komisionit të Venecias të publikuar më 14 dhjetor 2018 theksonte se ndryshimet kushtetuese për vetingun e politikanëve mund të çojë në abuzim me pushtetin pasi nuk ka drejtim dhe siguri për të shmangur këtë gjë.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta