Llalla apelon dënimin me 2 vite burg nga arratia

19 Tetor 2021 | 12:11

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, vijon betejën me drejtësinë për t’i shpëtuar burgut.

Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës Llalla ka apeluar këtë të hënë vendimin e shkallës së parë për pezullimin e dënimit me 2 vite burg. Pezullimi i vendimit kërkohet, pasi sipas mbrojtjes mbyllja e tij në qeli do i sillte pasoja të rënda për shëndetin.

Tashmë do jetë apeli i GJKKO-së, ku pas caktimit të një date do vendosë nëse do lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, që rrëzoi kërkesën e Llallës, apo do pranojë kërkesën e tij për pezullim dënimi.

10 ditë më parë ish-kryeprokurori, u shpall në kërkim ndërkombëtar. SPAK mbylli procedurat dhe dërgoi emrin e tij, në zyrën e Interpolit menjëherë pasi policia dorëzoi raportin për mosgjetjen e tij në banesë apo vende te tjera ku mendohej se ishte.

Adriatik Llalla është shpallur fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth $7400 shpenzuar për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë të banesës si dhe shpenzimet për shkollimin e vajzës së tij në Gjermani.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq në vend, humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Himarë! Ra nga shtylla gjatë punës për rikthimin e energjisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku një elektricist ka ndërruar jetë në krye të detyrës. Sipas burimeve, bëhet fjalë...
08:33 | 22/07/2026

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026