Shkodra dhe Korça tolerojnë studentët e pavaksinuar, Vlora strikte

19 Tetor 2021 | 13:16

Dita e dytë e vitit akademik në universitete, ka filluar sërish me debatin për udhëzimin e vaksinimit të studentëve për pjesëmarrjen e tyre në auditore.

Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra se studentët janë toleruar dhe kanë mundur të futen në auditorë edhe pse nuk kanë qenë të vaksinuar apo nuk kanë pasur test negativ me vete.

Paralajmërimi i vetë rektores së Universitetit të Shkodrës nuk është zbatuar me rigorozitet. Ajo tha se kjo do të jetë një javë thirrje që studentët të ndërgjegjësohen dhe të vaksinohen për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Në Shkodër 30% e studentëve dhe 80% e pedagogëve janë vaksinuar, ndërkohë në tre stendat e ngritura në universitet me qëllim vaksinimin, vetëm 18 studentë janë injektuar, ndërsa 90 të tjerë e kanë marrë dozën anti-COVID në qendra shëndetësore.

Xhensil Shkëmbi nga Korça raportoi se zv. rektori i Universitetit të Korçës ka deklaruar se të gjithë do të mund të futen në auditorë, pavarësisht certifikatës së vaksinimit apo testit anti-COVID.

Studentët kanë marrë pjesë në auditorë duke mbajtur maskën, distancën dhe dezinfektantët me vete.

Rektori i universitetit “Fan Noli” thotë se pjesa më e madhe e studentëve janë vaksinuar, por gazetari pohoi me bindje se konkretisht në klasën e tij më tepër se 70% e studentëve nuk janë vaksinuar.

Ebrieta Maçaj nga Vlora tha se studentët e pavaksinuar nuk janë lejuar të ndjekin mësimin.

Ajo raportoi nga universiteti “Ismail Qemali” se studentët që nuk janë injektuar me të paktën një dozë anti-COVID kanë qenë prezent, por nuk janë afruar te dyert në pritje të një vendimi të dytë që mund t’iu mundësojë të ndjekin mësimin pa u vaksinuar dhe pa pasur nevojën për të paraqitur një test negativ.

Brenda ambienteve të universitetit ka dy pika që shërbejnë për vaksinim, që dje janë shtyyrëzuar nga 22 studentë dhe sot nga 15. Ndërsa 40% e studentëve janë vaksinuar, ende nuk dihet se ç’do ndodhë me pjesën tjetër.

Kryeministri Edi Rama, i ftuar dje në Euronews Albania deklaroi se vaksinimi i studentëve është udhëzim i Ministrisë së Shëndetësisë që duhet zbatuar, por ai nuk do autorizonte për të nxjerrë studentët nga autoritetet me forcë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026