Raporti i KE: Shqipëria shënon progres në reforma

19 Tetor 2021 | 15:33

KE i dha një vlerësim pozitiv Shqipërisë dhe reformave të ndërmarra gjatë vitit të fundit, në progres-raportin e publikuar të martën.

Shqipëria ka shënuar përparim në fushën gjyqësore dhe ka vazhduar zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse gjyqësore, theksohet në Raportin e Progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë.

“Në përgjithësi, dhe pavarësisht sfidave të paraqitura nga pandemia COVID-19, Shqipëria ka vazhduar të tregojë përkushtimin e saj ndaj reformave të orientuara nga BE dhe ka plotësuar të gjitha kushtet e përcaktuara në Konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020 për Konferencën e parë Ndërqeveritare.”

LEXONI GJITHASHTU: Detyrat për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor

Një prej arritjeve kryesore në gjyqësor konsiderohet emërimi i tre gjyqtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese, që i ka mundësuar të ketë numrin prej gjashtë gjyqtarëve në mënyrë që të mbajë mbledhje.

Sa i përket vetingut, raporti thekson se 62 për qind e rasteve që u janë nënshtruar këtij procesi kanë rezultuar ose në shkarkim apo largim nga puna.

Komisioni Europian thotë se Shqipëria ka shënuar përparim në forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe ka bërë përparim të mirë në luftën kundër krimit të organizuar, duke shënuar rezultate të mira në këtë drejtim.

Shqipëria ka bërë përpjekje të mëtejshme për të shënuar një rekord të qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit, edhe pse ky mbetet objektiv që kërkon vullnet politik dhe aksion të strukturuar dhe të vazhdueshëm.

Dënimet që lidhen me raste të zyrtarëve të lartë mbeten të limituara, gjë që nxit kulturën e pandëshkueshmërisë në rradhët më të larta të shtetit. Strukturat e specializuara kundë korrupsionit (SPAK dhe gjykatat kundër korrupsionit) duhet të fuqizojnë ndjeshëm kapacitetin e përgjithshëm të shtetit për të hetuar dhe përndjekur korrupsionin.

Në përgjithsësi, korrupsioni mbizotëron në pjesën më të madhe të jetës publike dhe asaj të biznesit dhe mbetet një nga shqetësimet më serioze.

Shqetësimet tjera lidhen me keqpërdorimin e resurseve publike apo funksioneve zyrtare, me pretendimet për shit-blerje votash, si dhe me rrjedhjen e të dhënave personale të ndjeshme që përfshinin preferencat politike të qytetarëve.

Në raport ka edhe kritika ka sa i përket sulmeve verbale, fushatave të shpifjes dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve.

“Tensionet ndërmjet aktorëve politikë dhe gazetarëve janë rritur gjatë pandemisë COVID-19 dhe në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare”, thuhet në raport.

KE-ja po ashtu vë në pah se numri i azilkërkuesve në BE nga Shqipëria ka rënë për 66 për qind më 2020 krahasuar me vitin 2019, përkatësisht nga 20,415 në 6,935 azilkërkues.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026