‘Qeveria përndoqi Becchettin’, Arbitrazhi: Shteti shqiptar do paguajë 108 mln euro për sulme politike
Vendimi për gjyqin e fituar nga Francesco Becchetti kundër qeverisë shqiptare nuk është më sekret. Biznesmen italian, me një sërë investimesh në Shqipëri, përfshi TV Agon Channel dhe HEC-in e Kalivaçit, pret të marrë nga shteti ynë mbi 108 mln euro.
Gjykata e Arbitrazhit i hodhi poshtë si të pabaza akuzat e qeverisë shqiptare ndaj biznesmenit italian.
Akuzat e para nga qeveria nisen për pastrim parash kundër Maurizio De Renzis, si emri që fshihej pas bizneseve të Becchettit, por ne fakt nuk ishte. Becchetti u kallëzua edhe për sulm ndaj një roje në aeroportin e Rinasit, por Arbitrazhi e gjykon këtë kallëzim në kundërshtim me Kodin Penal Shqiptar.
Pas kësaj, shteti nxitoi t’ia merrte bizneset, por vendimi i konfiskimit u “formulua në mënyrë të paqartë”, dhe nuk mund të ekzekutohej.
Këto dhe përfundime të tjera në vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit tregojnë se ndaj Becchettit u orkestrua një sulm i ashpër politik, por që solli kosto të lartë për shtetin.
Partia Demokratike kërkoi para disa ditësh hapjen e një hetimi për përgjegjësinë e zyrtarëve shqiptarë në lidhje me çështjen e Arbitrazhit, që u rrëzua nga mazhoranca për arsye konfidencialiteti.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet