136 të vdekur nga COVID në 19 ditët e para të tetorit

19 Tetor 2021 | 16:50

COVID-19 mbetet ende një shqetësim serioz në Shqipëri. Vetëm në 19 ditët e para të muajit tetor, kanë humbur jetën 136 persona.

Numri i vdekjeve ditore mbeten të larta pavarësisht se ka një luhatje të rasteve të reja ditore.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 të vdekur dhe 616 raste të reja.

Aktualisht janë 6289 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ku në Tiranë gjenden gati 50% (3076).

Në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Që prej nisjes së pandemisë, Shqipëria numëron 2,841 viktima nga COVID-19.

Statistika (19 Tetor 2021)

Testime totale              1,265,601

Raste pozitive                178,804

Raste të shëruara            169,674

Raste Aktive                     6289

Humbje jete                      2,841

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3076

Fier                 710

Durrës            706

Shkodër         489

Elbasan          236

Berat              212

Lezhë             187

Gjirokastër      174

Kukës             162

Korçë              145

Vlorë               126

Dibër               66

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026