Të zbulosh Gjenevën nga ajri, pikat më tërheqëse të qytetit të diplomacisë
Nëse dëshironi të njihni qytetin e Gjenevës, pamjet me dron mund të na japin një panoramë unike të qytetit për të njohur pikat e tij më tërheqëse dhe historike.
Qyteti zviceran shtrihet në majën jugore të liqenit Leman, ku lehtësisht mund të dallosh shatërvanin 129-vjeçar Jet d’Eau, katedralen e shekullit të 12-të, si dhe selinë e Kombeve të Bashkuara.
Gjeneva është e rrethuar nga male, përfshirë Mont-Blanc, më i larti në Alpe dhe Evropën Perëndimore.
Duke ecur buzë liqenit në një ditë të zakontë me diell, njerëzit mund të admirojnë ylberin që formohet në bazën e shatërvanit Jet d’Eau.
Në kopshtin anglez, “Horloge Fleurie”, ose “Ora e luleve” e krijuar në 1955, ekzistojnë më shumë se 12,000 bimë.
Në Qytetin e Vjetër, Katedralja e Shën Pjetrit e shekullit të 12-të, po ashtu të ofron një panoramë të veçantë.
Statujat gjigante të John Calvin, Ëilliam Farel, Theodore De Beze dhe John Knox, figurat kryesore të Reformacionit Protestant, mbikëqyrin Parc des Bastions.
“Muri i Reformimit” është gdhendur me moton e Gjenevës, ” – “Pas errësirës, ka dritë” – një frazë thelbësore e filozofisë kalviniste.
Në vitin 2021, Indeksi i Qendrave Financiare Globale e renditi Gjenevën si qendrën e nëntë më të rëndësishme financiare në botë.
Me më shumë se 200,000 banorë, Gjeneva dihet se është një qendër diplomatike që strehon selinë e një numri organizatash dhe OJQ -ve ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, OBT -në ose Zyrën e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut.
Disa takime të nivelit të lartë janë zhvilluar në qytet gjatë dekadave të fundit, më i fundit prej të cilave është takimi midis Presidentit amerikan Joe Biden dhe Presidentit rus Vladimir Putin gjatë një samiti në Villa La Grange në qershor 2021.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh