‘Kosova, shembull për rajonin’, BE lëvdon mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe kritikon listën serbe
Votimi i qetë dhe i rregullt në zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë kanë bërë që kjo e fundit të jetë shembull i demokracisë për gjithë rajonin. Kështu e ka vlerësuar Misioni i Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve të 17 tetorit në Kosovë. Kritika pati për komunat me shumicë serbe, për të cilat u tha se konkurrenca politike ishte e kufizuar nga Lista Serbe.
Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE, Lukas Mandl, tha se Lista Serbe ka monopolizuar jetën e serbëve në Kosovë, duke kanosur dhe duke u bërë presion qytetarëve serbë përmes aktivistëve të saj.
“Zgjedhjet komunale të 17 tetorit kanë qenë të organizuara mirë dhe janë respektuar liritë themelore gjatë fushatës. Kemi parë që Lista Serbe ka monopolizuar jetën politike të komuniteteve të serbëve të Kosovës. Ka pasur raste të kërcënimeve dhe presioneve nga kandidatët e Lista Serbe dhe aktivistët e tyre”, u shpreh Lukas Mandl.
Këtë e përforcoi edhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian, Viola von Cramon tha se Kosova është shembull për rajonin sa i përket demokracisë teksa kritike u tregua për Listën Serbe, për të cilën tha se ka ushtruar presion gjatë fushatës.
“Sot më shumë se kurrë, Kosova është shembull në kuptim të pluralizmit dhe standardeve demokratike për rajonin. Dua megjithatë të theksoj disa çështje kritike sa i përket procesit zgjedhor. Në disa komuna kemi parë një prani të madhe të Listës Serbe që ka kufizuar konkurrencën mes partive politike. Disa qytetarë kanë raportuar për presione nga Lista Serbe”, tha Viola von Cramon.
Njëzëri të dy diplomatët konfirmuan edhe mangësitë që u vërejtën në zgjedhje duke theksuar se procesi zgjedhor shfaqi disa mangësi të identifikuara edhe më herët, siç është kuadri ligjor, specifikisht transparenca e financimit të partive politike dhe respektimi I barazisë gjinore në përfaqësim.
Ditën e zgjedhjeve vëzhguesit e BE-së kanë vizituar afër 400 vendvotime për të dalë në konkluzione.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës