14 të vdekur nga sulmi me bombë ndaj një autobusi ushtarak në Siri
Një sulm me bombë në një autobus ushtarak në qendër të Damaskut ka lënë të vdekur të paktën 14 persona dhe ka lënduar dhjetëra të tjerë, ka thënë media shtetërore e Sirisë.
Makina është shënjestruar me dy pajisje shpërthyese, teksa po kalonte një urë. Ndonëse Siria ka qenë e përfshirë në luftë civile për një dekadë, sulme të tilla në kryeqytet janë tejet të rralla.
Shpërthimi e ka lënë autobusin të djegur tërësisht.
Sulmi me bombë i së mërkurës është raportuar se është më vdekjeprurësi në Damask prej marsit të vitit 2017, kur të paktën 31 persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës.
Për këtë sulm askush nuk është shpallur përgjegjës, mirëpo ka dyshime se IS qëndron mbrapa, meqë ka kryer disa sulme kundër ushtrisë këtë vit në Siri.
Siria është shkatërruar nga konflikti që ka shpërthyer pasi Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad është përgjjgjur me forcë vdekjeprurëse ndaj protestave pro-demokracsë në mars të vitit 2011.
Sipas Kombeve të Bashkuara, luftimet kanë lënë të vdekur të paktën 350,000 persona, dhe kan nxitur gjysmën e popullsisë që të ikë nga shtëpitë e tyre, duke përfshirë gati gjashtë milionë refugjatë jashtë shtetit.
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet