Juventus fiton në Shën Pjetërburg, Bayerni dhe Chelsea të pamëshirshëm
U luajtën mbrëmë ndeshjet e treta të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Juventusi arriti të marrë një fitore të rendësishme në fushën e Zenitit, falë një goli me kokë në minutën e 86 nga Kulusevski. Juventusi grumbullon kështu pikë të plota në këto tre ndeshje të para, duke udhëhequr e sigurt grupin.
Ndërkohë, Bayerni dhe Chelsea nuk kanë treguar aspak mëshirë ndaj rivalëve të tyre, teksa që të dy kanë fituar bindshëm me rezultatin 4-0.
Bavarezët kanë triumfuar në transfertën kundër Benfikës, ndërsa blutë e Londrës kanë mposhtur në shtëpi Malmon.
Në “Old Trafford”, Manchester United përmbysi Atalantan 3-2, pasi e pa veten në disavantazh të dyfishtë në 45 minutat e para.
“Djajtë e Kuq”u kundërpërgjigjën në pjesën e dytë me tre gola të shënuar nga Rashford, Maguire dhe Ronaldo në fund.
Edhe Barcelona ka arritur të marrë fitoren e parë në fazën me grupe të Champions League 2021/22.
Katalanasit kanë mundur 1-0 në shtëpi Dinamon e Kievit në javën e tretë të Grupit E.
Goli që ka vendosur ndeshjen është realizuar në minutën e 36-të nga Gerard Pique.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë