Mbetjet e uiskit mund të zëvendësojnë benzinën

21 Tetor 2021 | 10:18

Vetëm pak ditë përpara se qyteti skocez Glasgou të mirëpresë liderët nga e gjithë bota për samitin e klimës COP26, themeluesi i një kompanie bio-teknologjike ka bërë thirrje për veprim dhe jo për objektiva.

Kompania “Celtic Reneëables”, e drejtuar nga profesori Martin Tangney, kthen mbetjet nga prodhimi i uiskit në kimikate që normalisht prodhohen në rafineritë e naftës, por këtë herë pa qenë nevoja të kryejë kërkime për karburante fosile.

Mes lëndëve në fjalë përfshihet edhe një lloj i ri benzine alternative, që mund të zëvendësojë atë tradicionale që u jep fuqi makinave.

Uiski përbëhet nga elb, maja, ujë dhe lë pas kokrriza elbi të përdorura, po ashtu ujë të përdorur.

Mbetjet shpesh herë përdoren për të ushqyer kafshët, ose derdhen në det. Por së fundmi, prodhuesi i uiskit “Glenfidich” njoftoi se po proceson mbetjet për të prodhuar metan, që më pas përdoret për të furnizuar automjetet, sidomos kamionët e tij të shpërndarjes.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026