Bujar Osmani hedh poshtë zërat për zgjedhje të parakohshme: LSDM do mbështesë BDI
Javën e ardhshme në Maqedoni të Veriut zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve vendore.
Një nga garat më të rëndësishme mes kandidateve shqiptarë do të jete ajo për Tetovën mes Teuta Arifit të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Bilall Kasamit të Besës.
Kjo garë mes tyre vë në një pozitë të vështirë edhe LSDM e Zoran Zaev se cilin nga partnerët e koalicionit do të mbështesë.
Zëdhënësi i fushatës së BDI, njëherësh ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha në “Balkan Talks” se presin mbështetje për kandidatin e tyre.
“Sa i takon mbështetjes ndërpartiake në kërkojmë mbështetjen e partnerit tonë të koalicionit LSDM. Vlerësimi do të jetë i tyre, por ne presim mbështetjen prej tyre”, u shpreh ai.
Osmani hodhi poshtë zërat për zgjedhje të parakohshme, ndërsa paralajmëroi zgjerim të koalicionit qeveritar.
Teuta Arifi dhe Bilall Kasami përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve në Tetovë duke përsëritur të njëjtën garë mes tyre të zhvilluar edhe në 2017.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut