Për 6 muaj pritet zgjidhje për targat Kosovë-Serbi
Sot në Bruksel është mbajtur takimi i parë i grupit punues për targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak ka thënë se pret që në një periudhë prej gjashtë muajsh të ketë një zgjidhje konkrete për çështjen e targave për automjetet e Kosovës dhe Serbisë.
“Sot në mëngjes në Bruksel mirëprita delegacionet e ekspertëve për takimin e parë të grupeve punuese për targat, siç ishim pajtuar më 30 shtator. Grupi i kryesuar nga këshilltarët e mi do të takohet rregullisht. Besoj se ata do të prezantojnë gjetjet konkrete brenda gjashtë muajsh”, shkruan Lajçak në Twitter.
This morning in Brussels, I welcomed the expert delegations for the first meeting of the Working Group on license plates, as agreed on 30 September. The Group chaired by my advisers will be meeting on a regular basis. I trust they will present concrete findings in 6 months. pic.twitter.com/dwxZGV1PAM
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 21, 2021
Vendimi për të formuar grupin punues për targat ishte rezultat i takimeve së fundi që ekipet negociuese patën në Bruksel me të dërguarin e Posaçëm për dialog, Lajçak, në kohën kur kishin shpërthyer tensionet për shkak të vendosjes së masave të reciprocitetit.
Kosova dhe Serbia ranë dakord në Bruksel më 30 shtator për një zgjidhje të përkohshme që përmes letrave ngjitëse të qarkullojnë veturat e njëra tjetrës në të dyja vendet.
Veriu i Kosovës u tensionua pas 20 shtatorit kur qeveria vendosi reciprocitet në targa të veturave të Serbisë, pasi një gjë të ngjashme Serbia e ka aplikuar për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania