Problemet me autobusët, Unioni: Asnjë përgjigje nga bashkia, pasojat bien mbi qytetarët
Prej katër ditësh në rrugët e Tiranës ka më pak autobusë në shërbim të qytetarëve.
Nga e hëna kur Unioni i transportit vendosi të përgjysmojë autobusët, Bashkia ende nuk ka ndërhyrë për zgjidhjen e kësaj situate.
Në një intervistë për Euronews Albania, kreu i Shoqatës së Transportit Qytetas, Rixhin Qoshja u shpreh se Bashkia e Tiranës nuk ka respektuar kontratën me operatorët për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme.
“Bashkia duhet të marrë përsipër sigurimin e infrastrukturës së transportit publik. Kemi nisur shkresa të vazhdueshme, por deri tani nuk kemi asnjë përgjigje konkrete”, u shpreh z. Qoshja.
Të gjendur përballë shtimit të kostove për shkak të rritjes së çmimit të naftës, Unioni i transportit kërkon heqjen e akcizës për naftën, indeksim të çmimit të konsumit të naftës dhe zbritjen e TVSH-së në shitje nga 20%, në 6%.

Bashkia Tiranë, e kontaktuar nga Euronews Albania vijon të thotë se ende nuk ka një vendim, por sipas tyre ata po ndjekin situatën dhe do merren masat përkatëse, konform kontratës me operatorët e transportit.
Pas Tiranës edhe rrethet paralajmërojnë përgjysmimin e mjeteve urbane për qytetarët. Deri në zgjidhjen e kësaj çështje, qytetarët do vijojnë të përballen me tejmbushjet e autobusëve, që në kohë pandemie u kushton edhe shëndetin.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet