Artistët në protestë përpara Ministrisë së Kulturës për shembjen e Cirkut Kombëtar

21 Tetor 2021 | 17:15

Artistët e Cirkut Kombëtar kanë protestuar sot para Ministrisë së Kulturës pas shembjes së Çadrës. Ata kërkojnë një vend të ri për të luajtur shfaqjet artistike.

Historia 62-vjeçare e cirkut për fëmijë, u shemb bashkë me shembjen e çadrës. Çmontimi i shtëpisë së dashur për fëmijë nisi që dje pas rrethimit nga përmbarimi. Fëmijët dhe personazhet e dashur të tyre, klouni, akrobatët, zhonglerët, nuk do të shihen më në te njëjtin vend.

Madje nuk dihen ende se kur do të shihen sepse tani nuk ka më asnjë skenë cirku për fëmijët e Tiranës.

Të revoltuar me Ministrinë e Kulturës, artistët protestuan përpara godinës përmes një formë të veçantë

Ata vendosën një shfaqje të improvizuar në oborrin përpara ministrisë për t’i treguar se arti i tyre nuk mund të lihet në mëshirë të fatit.

Pas këmbënguljes, artistët e cirkut, arritën të takonin një përfaqësues të ministrisë së kulturës për të ditur se ku do të punojnë për sezonin artistik, por ky takim përfundoi pa zgjidhje.

Ministria nuk e ka ende një plan edhe pse e dinte prej kohësh që çadra e cirkut të Tiranës do shembej.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026