Bankers ofron 100 mijë $ për rikonstruksionin e fushës sportive dhe njësinë administrative në Zharrëz
Kompania “Bankers Petroleum” do të financojë 100 mijë dollarë për rikonstruksionin e zyrave të njësisë administrative Zharrëz dhe fushës së sportit aty pranë. Projekti është pjesë e investimeve të kompanisë, e cila prej vitesh ka kontribuar për përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve përreth zonës ku operon.
Fusha e sportit dhe zyrat e njësisë administrative Zharrëz, në pronësi të Bashkisë Patos do t’i nënshtrohen rikonstruksionit, falë investimit të përbashkët me kompaninë “Bankers Petroleum” Albania. Bankers është investitori kryesor i këtij projekti të rëndësishëm për banorët e zonës, me një financim prej 100 mijë dollarësh.
“Kjo hapësirë do të jetë multifunksionale duke u shërbyer të gjitha moshave të këtij komuniteti. Bankers i është përgjigjur bashkëfinancimit”, tha kryetarja e Bashkisë Patos, Rajmonda Balili.
Gjendja ekzistuese e mjediseve është lënë pasdore për shkak të mungesës së investimeve ndër vite, ndërsa sipërfaqja totale ku do të ndërhyhet është mbi 8700 m2. Në fushën e sportit do të realizohen ndërhyrje thelbësore si nivelimi, mbjellja e një tapeti të ri, dhe ndërtimi i shkallëve të spektatorëve.
Projekti parashikon gjithashtu rikonstruksionin e jashtëm të godinës së njësisë administrative Zharrëz. Përveç termozilomit ndërhyrja do të kryhet edhe në zëvendësimin e të gjitha dyerve dhe dritareve të godinës.
Falë investimit të Bankers, do të mundësohen mjedise sportive cilësore për brezin e ri, hapësira të reja rekreative për banorët e zonës si dhe kushte shumë të mira pune për punonjësit e Njësisë. Drejtuesit e kompanisë, konfirmojnë se do të vijojnë të investojnë në komunitetet ku operojnë me qëllim përmirësimin e nivelit të jetesës së banorëve të këtyre zonave.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi